SH.M.P.K “Gjoce Stojçeski”, është formuar më 30 Shtator 1953 me vendim të Këshillit popullor të komunës së Tetovës.

Nga data 07.12.2005 me ligjin për decentralizim të pushtetit dhe ligjit për ndarje teritoriale, shkolla kalon në shkollë të mesme publike komunale me procesverbal Nr. 03-1541/1 me datë 07.12.2005.

Në vitin shkollor 2021/22 SH.M.P.K. “GjoceStojçeski”-Tetovë vepron si Shkollë e Mesme Profesionale-Publike  Komunale me tre drejtime themelore të shkallës së IV-ërt arsimore si vijon:

Drejtimi tekstile-lëkurë me profilet arsimore:

  • Dizajn i Veshjes
  • Përpunim i Veshjes
  • Modelim i Veshjes

Drejtimi Kimi-teknologji me profilet arsimore:

  • Tekniki i Laboratorit Kimik
  • Teknik Ushqimor
  • Tekink i Mbrojtjes së Ambientit

Drejtimi i Artit

    • Teknik i dizajnit të enterierit ,mobiljeve dhe prodhimeve industriale.

Drejtimet arsimore të SH.M.P.K.”GjoceStojçeski”-Tetovë janë të verifikuara me akte të veçanta të ministrisë për  arsim dhe shkencë por në bazë të verifikimit më të ri bazuar në ndryshimet në planet dhe programet prej këtij viti akti i verifikimit do të jetë i njëjtë për të gjitha drejtimet dhe profilet arsimore edhe ate me këtë akt verifikimi:

  • 11-1993/4 prej 12.VI.2007 Ministria për arsim dhe shkencë

Мisioni

 Kuptimi i egzistencës së shkollës sonë është pregaditja e kuadrove profesionalisht me njohuri bashkëkohore dhe eksperiencë të aftë për tu inkuadruar në mes prodhuesve si dhe edukim për të vazhduar shkollimin sipëror në lëmitë përkatëse.

Mtoja e shkollës

 E-Energjia                              F-Fitues

D-Dituria                                U-Udherefyes

U-Urtesia                                Q-Qendrueshmeri

K-Kreativ                                 I-Iniciative

I-I Matur

M-Motivues                                                         

 Vizioni

Pregaditja e kuadrove të reja profesionale të cilët njohurit dhe aftësit e fituara gjatë shkollimit katërvjecar mundë të zbatojnë në proceset e punës dhe prodhimit e bënë shkollën tonë një partnere me respekt në jetën sociale të qytetit tonë dhe më gjërë.Gjithashtu shkolla jonë ka kapacitet të mundëson përsosjen profesionale të kuadrove më të vjetra.

Shkolla jonë nga dita në ditë aftësohet për zbatim të teorisë“Mësim Tërë Jetën” duke bërë trajnimin permanent të kuadrit edukativo-arsimor me metodat e reja mësimore dhe zbatim të teknologjive të reja në mësim dhe praktik.

  1. Kahjet zhvillimore të shkollës sonë në këtë vitë shkollorë janë:
  • Organizimi dhe realizimi i procesit edukativo-arsimor cilësorë
  • Më tepër aktivitete të lira të nxënësve
  • Zbatimi i metodave të reja mësimore
  • Zbatimi i teknologjive informative në mësim
  • Kultura e shkollës
  • Regullshmëri në punë
  • Diciplinë në punë
  • Kodeksi sjelljes
  • Rezultate më të larta
  • Vit më i suksesëshëm shkollor.