Regjistrimi i nxënësve në vitin e parë për vitin shkollor 2024/24

K O N K U R S

Për regjistrimin e  nxënësve në vit të parë në vitin shkollorë 2024/25

            Në vitin e parë do të rregjistrohen 322 nxënës në 10 paralele (34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën maqedone dhe 288  nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:

            Drejtimi  tekstil dhe lëkurë – 161 nxënës, 5 paralele

teknik për përpunimin e veshjes              maq.      34 nxën.    1 par.   pr. 4 v.     min. 45 pikë

teknik për përpunimin e veshjes             shq.       25 nxën.    1par.      pr. 4 v.   min. 45 pikë

paralele duale në bashkëpunim me kompanitë

teknik për përpunimin e veshjes             shq.       34 nxën.    1par.      pr. 4 v.   min. 45 pikë

-teknik për dizajnimin e veshjes                 shq.       34 nxën.    1 par.       pr. 4 v.   min. 45 pikë

teknik për modelimin  e rveshjes            shq.       34 nxën.    1 par.      pr. 4 v.   min. 45 pikë

            Drejtimi kimi – teknologji    –   127  nxënës, 4 paralele

teknik i laboratorit  kimik                 shq.       68 nxën.        2 par.       pr. 4 v.     min. 45 pikë 

-teknik i  ushqimit – paralele duale  –  shq.   25 nxën.        1 par.       pr. 4 v.    min.  45 pikë

në bashkëpunim me kompanitë  

-teknik i mbrojtjes së mjedisit jetsorë   shq.   34 nxën.        1 par.       pr. 4 v.     min.  45 pikë 

            Arsimi i artit – arti figurativ i aplikuar 34 nxënës 1 paralele

– dizajnues i  enterierit, mobiljeve dhe prodhimeve industriale

                                                              shq.    34 nxën.   1 par.   pr. 4 v.   minimum 45 pikë

    KUSHTET PËR RREGJISTRIM TË NXËNËSVE:

-të kenë të kryer arsimin fillorë;

të mos jenë më të vjetër se 17 vjeç;

– të jenë përcaktuar për një nga drejtimet e lartëpërmendura;

-të plotësojnë kriteret e caktuara sipas konkursit të dhënë.

 KRITERET PËR PËRZGJEDHJE TË NXËNËSVE janë :

-suksesi mesatar nga klasa VI – IX;

– suksesi mesatar i nxënësit i aritur nga katër lëndë ( gj.amtare, gj. e huaj dhe dy lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin si : kimi, matematikë, art figurativ dhe histori );

-diploma për vende të fituara (I, II dhe III) nga gara ndërkombëtare dhe shtetërore ( të organizuara nga shoqata të akredituara nga MASH ) gj.amtare, gj. e huaj dhe dy lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin- kimi dhe matematikë );

-vlera mesatere nga pikët e fituara për sjellje nga klasa VI – IX.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR RREGJISTRIM:

Pas shpalljes së listave preliminare në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në internet  faqen : www.mon.gov.mk NXËNËSIT TË CILËT JANË NË LISTË dorëzojnë këtë dokumentacion:

-fletëparaqitje për rregjistrim (meret tek komisioni për rregjistrim);

-dëftesat origjinale nga klasa e VI  deri në kl. IX;

-çertifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë parasyshë datën e lëshimit);

-diplomë të fituar (nëse ka) për vendin e I-rë, II-të dhe III-të në gara ndërkombëtare dhe shtetërore (nga gjuha amtare, gjuha e huaj dhe lëndë mësimore të rëndësishme për drejtimin përkatësisht për lëminë zgjedhore si matematikë dhe kimi për drejtimet :tekstil dhe kimi dhe art figurative dhe histori për drejtimin artistik);

            AFATATET  E KONKURSEVE

PARAQITJA E NXËNËSVE DO TË BËHET PËRMES APLIKIMIT ELEKTRONIK në linkun përmes portalit për shërbime elektronike të Ministrisë për arsim dhe shkencë https://e-uslugi.mon.gov.mkme paraqitje të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes emrave personal të përdoruesit për  Schools.mk

Paraqitja dhe rregjistrimi i nxënësve realizohet në NJË afat regjistrues me dy paraqitje në muajin qershor dhe korrik :

PARAQITJA E PARË –

APLIKIMI ELEKTRONIK në https://e-uslugi.mon.gov.mk me datë  

                                                                  20-25.06.2024 deri në ora   

DORËZIMI  i dokumentacionit të nevojshëm  në shkollë më

20, 21, 24.06.2024 nga ora  07:00 deri ora 17:00 dhe më

25.06.2024 nga ora 07:00 deri ora  15:00 .

REZULTATET dhe shpallja e rang listave nga rregjistrimi dhe vendet e lira  shpallen në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në veb faqen e MASH-it në  www.mon.gov.mk  më 26.06. 2024 deri ora  09:00 ;

PARAQITJA E DYTË  –

APLIKIMI ELEKTRONIK në https://e-uslugi.mon.gov.mk me datë  

                                                                  01 dhe 02.07.2024  deri në ora 15:00 ;

DORËZIMI  i dokumentacionit të nevojshëm  në shkollë më

01.07.2024 nga ora  07:00 deri ora 15:00 dhe më

02.07.2024 nga ora 07:00 deri ora  15:00 .

REZULTATET dhe shpallja e rang listave nga rregjistrimi dhe vendet e lira  shpallen në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në veb faqen e MASH-it në  www.mon.gov.mk  më 03.07. 2024 deri ora  09:00

Nxënësit të cilët ishin të udhëzuar  në riprovime, provime të vitit , provim për avancim më të shpejtë  mund të regjistrohen në shkollë pas mbarimit të afatit të qershorit më

APLIKIMI  ELEKTRONIK  në https://e-uslugi.mon.gov.mk me datë  

                                    21.08.2024 prej ora 00:00  deri në ora  15:00 ;

DORËZIMI  i dokumentacionit të nevojshëm  në shkollë më

21.08.2024 nga ora  07:00 deri ora 17:00  .

REZULTATET dhe shpallja e rang listave nga rregjistrimi dhe vendet e lira  shpallen në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në veb faqen e MASH-it në  www.mon.gov.mk  më 22.08. 2024 deri  në ora  09:00 ;

Pas shpalljes së rang listave me rezultatet e rregjistrimit , nxënësit të cilët nuk janë rregjistruar në shkollë obligohen të marin të gjitha dokumentet e dorëzuara në shkollë në afat prej 24 orëve  ndërsa shkolla ka për obligim të kthejë dokumentet e pranuara në afat prej 24 orëve.

Nëse në tre paraqitjet  për regjistrim nuk plotësohet numri i nxënësve nga ky Konkurs  regjistrimi do të vazhdoj deri më 31 gusht 2022 sipas udhëzimeve të MASH.

12.04.2024                                                                                      U.D. Drejtor                                              

  Tetovë                                                                                      Muzafer Livoreka