Mësimi
-
Lloji i mësimit
-Mësimi obligativ
-Mësim praktik
-Mësim zgjedhor
-Orë të lira
-Mësim plotësues
-Mësim shtesë
-
Оrganizimi i mësimit të obligueshëm
Procesi edukativo-arsimor
Mësimi ne shkollen tone realizohet në bazë të planprogrameve të hartuara nga Byroja për zhvillim të arsimit të R.M. dhe të miratuara nga Minstria për arsim dhe shkencë të R.M.
Mësimi do të realizohet në gjuhën mësimore të nxënësit, përkatësisht në gjuhë shipe dhe maqedone.
Me qëllim të përparimit të procesit mësimor, gjatë punës në këtë vit shkollorë do ti kushtohet kujdes.
- Planifikimit dhe realizimit të orës mësimore
- Vlerësimit të efikasitetit të punës dhe rezultateve të mësimit
- Përcjellja permanente gjatë tërë vitit shkollorë
Bartës të aktivit: Drejtori, Ndihmës drejtori dhe Psikologu –Sociologu.
Shkolla punon me dy ndrime ndrimi I pare fillon në 7: 30 min. dhe mbaron në ora 13:15, ndrimi I dytë fillon në ora 13:30 kurse mbaron në ora 19:20, mësimi realizohet në klasa klasike , laboratore, qendër të karierës , kabineti i informatikës, puntori, Studio për Dizajn të Veshjes etj.
Gjuha e huaj e obligueshme në shkollë është gjuha angleze, gjuha e dytë e huaj e obligueshme e cila mësohet në shkollën tonë është gjuha Frënge e cila mësohet në drejtimin Dizajn i enterierit, mobiljeve dhe prodhimeve industrial.
-
Mësimi praktik
Në kuptim të përparimit të punës praktike në shkollën tonë gjatë këtij viti shkollorë do të meren masat që vijojnë:
- Shfrytëzim racional të parkut të makinave në punëtorit egzistuese
- Zbatim më të plot të njohurive të reja teorike në mësimin praktik
- Angazhimi në procese prodhimi
- Bashkëpunim me ndërmarjet “ Teteks” , “Edtko” , “Renova” , “Green Product” , “Ballkan” , “Busha” , “Sentis” ,Mikeli , VezeSharri, Hit 98, Dajti, Wia, G-8, Pofix etj.
- Pjesmarje në revi të modës dhe gara shkollore.
Bartës të aktiviteteve: Drejtoria dhe Profesorët e pjesës praktike.
-
Mësimi zgjedhor
Kyçja e Sh.M.P.K.”GjoceStojçeski” Tetovë në programin PHARE ,mundëson realizim të mësimit zgjedhor në lëndët profesionale përkatësisht në lëndët që mundësojn pregaditje për dhënie të konceptit: Maturështetërore dhe provim përfundimtar.
Mësimi zgjedhor realizohet në vit të III-të dhe të IV-ërt me fond javor katërorësh.
Për drejtimiet e tekstilit (teknik të konfeksionit) përfshin lëndët:
- Matematikë
- Kimi
- Teknologji e konfeksionit
- Konstruktim dhe modelim i veshjes
- Mësim praktik
Për drejtimin kimik-teknologjik ,lëndët në funksion të maturës shtetrore janë:
- Matematikë
- Fizikë
- Kimi
- Kimi analitike
- Kimi fizike
- Teknologji
Në drejtimin dizajn i veshjes janë të përfshira lëndët:
- Konstruktim i veshjes
- Formësim i veshjes
- Përpunimi i veshjes
Bartës të aktivitetit: Profesorët e lëndëve profesionale
Konsultues: Drejtori ,ndihmësi dhe sociologu.
-
Mësim plotësues
Për të gjithë nxënësit të cilët me vështërsi i nxan diturit themelore në bazë të mundësive hapsinore ,mundësit organizative , organizohet mësim plotësues.
Arësyet për mësim plotësues janë regjistrimi i nxënësve me sukses më të dobët.
-
Mësim shtues
Për nxënësit që tregojnë afinitet të dalluar në lëndët e caktuara organizohet mësim shtesë.
Mësimi shtesë organizohet në kuadër të seksioneve ,grupeve dhe formave të tjera nga ana e mësimdhënësve dhe përgjegjësve të seksioneve në bazë të mundësive dhe kapaciteteve që posedon shkolla.
-
Aktivitetet e detyrueshme
Në këto aktivitete bën pjesë sporti dhe aktivitetet sportive dhe nga lëmia e artit figuarativ dhe muzikor.
Këto aktivitete janë të përfaqësuara me nga dy orë në javë sipas programit të veçant të cilat barten në ditarin e klasës dhe notimi kryhet në mënyr përshkruese.
-
Lidhja e EKO-programës me mësimin e rregullt
Në bazë të rekomandimeve të ardhura nga ministia në shkollën tonë çdo profesor ka të paraparë në planprogramet mësimore përfshirjen e temave ekologjike 3% nga I gjithë planprogrami mësimorë të cilat i realizojnë gjatë tërë vitin shkollorë në çdo vit dhe drejtim
-
Përdorimii TIK-ut në mësim
Çdo profesor në planprogramet mësimore ka të paraparë realizimin e procesit mësimorë përmes teknologjisë informative, së paku 30 % e orëve mësimore, ku orarin e caktojn ato vet në bazë të tabelës së mëposhtme të cilin ata e plotësojnë në mënyrë individuale.
-
Orët e lira
Në korniza të orëve të lira realizohen aktivitete projektuese në disa lëmi:
- Kultura e të jetuarit shëndoshë
- Paqe , tolerancë dhe siguri
- Kultur urbane
- Shkenca të natyrës
- Pergatitje për punësim dhe punë
- Të mësuarit duke punuar dhe
- Këshillime për karierë
Bartës të aktiviteteve: Skender Skenderi, Svetlana Potkonjak, Hajri Idrizi, Natasha Nedelkoska, Toni Bogoeski, Lumturie Nuhiu-Luma, Berenika Qamili
Koha e realizimit: Gjatë tërë vitit shkollorë.