Njohtim për Këshillin e nxënësve

Njoftohen të gjithë nxënësit – kryetarët e klasave të SHMPK ,,Gjoce Stojceski ,, – Tetovë  se me datë 06.11.2026 e premte me fillim në ora 13:45 në hapsirat e SHF ,,Besa,,-Reçicë e madhe – në amfiteatrin e shkollës , do të mbahet mbledhje konstituive e Këshillit të Nxënësve të SHMPK ,,Gjoce Stojceski ,, – Tetovë  me këtë :

Propozim Rend dite

1.Përzgjedhja e kryesisë së KN,

2.Zgjedhja e anëtarëve dhe komisioneve;

3.Shqyrtimi i planit dhe Rregullores së punës të KN;

4.Përzgjedhja e Avokatit të nxënësve;

5. Përzgjedhja e Koordinatorëve dhe trupit koordinues;

6. Përzgjedhja e dy nxënësve përfaqësues në Këshillin e prindërve

7.Përzgjedhja e dy nxënësve përfaqësues në Këshillin drejtues të shkollës.