Emërtimi i Bibliotekës – Murat Isaku
Ndër vite hapja e biblotekës së shkollës ishte një sfidë në vete, pastaj emërtimi me emrin e Murat Isakut , shkrimtarit të botës së letërsisë shqipe ishte një nder dhe privilegj, që ajo do të mbartë emrin e tij. Në praninë e familjarëve të Murat Isakut kemi bë hapjen solemne të bibliotekës së shkollës, ku na emocionoi me fjalët e saj përshëndetëse vajza e shkrimtarit prof. Luljeta Isaku, ish profesoreshë ndër të parat në hapjen e paraleleve shqipe në shkollën tekstile. Ajo në emër të familjes dhuroi disa libra të të atit për bibliotekën.Në emër të shkollës dhe këshillit drejtues, drejtori i shkollës Muzafer Livoreka falënderoi familjarët për nderin e madh që i bënë shkollës e stafit me prezencën e tyre.Sot, kur ende emri i Murat Isakut shkruhet dhe lexohet në bankat e shkollës, në kujtesat tona ai do të mbetet si shkrimtar që na motivon kur kemi më tepër nevojë për fjalën e një njeriu që kishte bërë emër në letrat shqipe. Krijimtaria letrare e tij do të mbetet ditar i popullit të kësaj ane, i cili me një mjeshtëri të madhe arriti të dokumentoj çdo lloj problemi dhe padrejtesie fetare e klasore. Pra, ai ishte një trajtues sa realist aq dhe optimist i cili përgjatë gjithë jetës së tij arriti t’i hedh në letër krijimet e tij siç ishin tregimet, romanet dhe poezitë. Të gjithë kujtimet me një vullnet të jashtëzakonshëm ku do të përcillet te brezat e rinj ashtu siç thoshte në vargjet e tij…. “Lërmeni midis librash të lexoj e të pres, Kur terri e nata të sosin me meri Mandej kërkomë, për ty kurrë s’do të vdes Një peng ngushellimi do ta lë nder sy.